E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri përgëzon Bordin e Medias dhe TV e Elvana HanësNga Antena brenda familjesI vetmi lajm i mirë për Flamurin dje ishte raporti i Bordit të Monitori

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri përgëzon Bordin e Medias dhe TV e Elvana HanësNga Antena brenda familjes

I vetmi lajm i mirë për Flamurin dje ishte raporti i Bordit të Monitorimit të Medies. Sipas udhëzimeve që kishte dhënë, Bordi kishte bërë punën e vet në të gjitha drejtimet. Kishte quajtur kohë televizive për qeverinë takimet e Lul Bashës në Belsh, takimet e Olldashit në Fier, takimet e Oketës në Durrës, të Topallit në Shkodër etj. Pastaj kishte quajtur kohë televizive për opozitën promovimin e librit të Blushit, këngën e një grupi muzikor etj.

I thirri në kafe për t’i përgëzuar.

Të parin thirri drejtorin.

- Ku punon ti djalë?

- Tek Elvana, - i tha Basiri.

- Ou, shumë mirë. Kam dhe vëllanë atje unë, - i tha, - është drejtor i tenderëve.

- Jo, jo, unë punoj në televizion, jo në ISKSH, - i tha Basiri.

- Aha, qenke te televizioni i Gimit ti.

- Jo, jo, i Elvanës e di, - tha Basiri.

- Po, po, se e ka Agimi me Elvanën bashkë. Se nuk i di ti ato punë. I Familjes është. E, shumë mirë. Po ku ke punuar më parë?

- Po ja, në gazeta, ku kam mundur, - i tha Basiri.

- Në cilat gazeta? - u bë kurioz Flamuri.

- Po ja, ç’të them unë, aty ku ka pasur mundësi. Ja, te “Shekulli”, te “Koha Jonë”, si të them unë.

- Në ç’vite?

- Po ja, nga ‘97 deri më 2005. Pastaj u afrova me këto mediet e PD.

- D.m.th., kur kemi qenë në opozitë, ke qenë te “Shekulli”, - tha Flamuri.

- Po ç’të bëj, shef Flamuri, aty më çuan. Këta të SHIK-ut ashtu i ndajnë detyrat. Mua atëherë më caktuan të shkruaja për PD, për kryengritjet që do bënte Azemi, për datën kur do vritej. T’i thoshin të gjitha atëherë.

- Ashtu ë? Nejse, mos ia thuaj njeriu këto.

- Jo, jo, vetëm Elvanës ia kam thënë, - tha Basiri. - Po ajo më tha: “Mos ça kokë, se të gjithë me të majtën kemi qenë. Tani kështu erdhi koha, kështu do bëjmë.”

- Mirë, shumë mirë, - tha Flamuri. - Po medien e shkruar e monitoroni ju?

- Jo, - tha Basiri, - nuk na lënë.

- Ah sikur ta monitoronit atë të gazetës “TemA”, se s’di ç’t’i bëj!

- Me këto kritere që keni vendosur, - i tha Basiri, - ajo del me hapësirë më shumë për PD, se çdo ditë boton foton tënde.

- Po mo po, e di. Po se ku më kapën dje me atë burrin duke më bërtitur. Më çmendi më keq sot. Më tha, mo të të shoh më të më dalësh para dhe të më flasësh te veshi. Në fakt, unë e bëra nga halli, se s’kam ç’i bëj. S’i thosha dot me zë të lartë, mos u ngjit lart, se është sheshi bosh. Ai u nxeh më keq.

- S’ke ç’i bën, i ka fushata këto, - i tha Basiri. - Ne do përpiqemi të bëjmë punën tonë. Populli të vetën. Dhe Elvana kështu thotë. “Merre lehtë”. Se dhe po fituan këta të majtët, ajo mirë e ka me ata, se kanë bankën bashkë. I jep siguri ai Santo, i thotë: “E kam unë mirë me të majtën, mos u mërzit.”

- Ajo po mo po, po ne të tjerët. Mirë që jemi deputetë thuaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›