Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, Meta: Ngjarje historike

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një ngjarje historike aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian që do të ndikojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik e përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe institucioneve e Kosovës për të ardhmen europiane në funksion të paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon. Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë”, shkruan Meta.
Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar këtë të mërkurë dokumentin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
/rtsh.al/