Aplikimi per ne BE, perplasjet mes mazhorances dhe opozites
Qeveria shqiptare, me shume se nje here ka bere te ditur se ne fund te prillit te ketij viti do te aplikoje per statusin e vendit kandidat per ne BE, perkunder kundershtive te herepashershme te nderkombetareve, por dhe te opozites. Nje kerkese te tille ekzekutivi shqiptar e ka argumentuar me faktin se Shqiperia, ka realizuar nje sere reformash dhe se anetaresimi me te drejta te plota ne NATO, ishte nje plus shume i fuqishem per integrimin ne BE. Nderkohe qe disa perfaqesues nderkombetare kerkojne qe te zhvillohen zgjedhjet e qershorit, duke i cilesuar ato si test per realizimin e kushteve. Nga ana e saj, opozita i trembet perdorimit te aplikimit, per qellime elektorale nga ana e PD.