"Negociata per kartat, ose protesta"

Denis Dedej
"Ne jemi gati te ulemi per ta zgjidhur kete nyje qe rrezikon te mbyse zgjedhjet, por jemi po ashtu gati te ngrihemi ne te gjithe Shqiperine, nese ata qe e sollen procesin deri ne kete pike te hallit, duan ta mbajne pushtetin pa zgjedhje te lira e te ndershme te standardeve euroatlantike". Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mbi shqetesimin e tyre per ceshtjen e zgjedhjeve parlamentare me 28 qershor. Ai tha se partia e tij ka zgjidhje, nese qeveria do vertet te beje zgjedhje. "Ne e dime si zgjidhet kjo krize paaftesie e papergjegjshmerie, nese Sali Berisha nuk ka qellimin e mbrapshte te manipulimit te zgjedhjeve", deklaroi Rama. Lideri socialist apeloi ndaj kryeministrit qe te degjoje propozimet qe partia e tij sjell per infrastrukturen zgjedhore. "Apeli im per kryeministrin eshte te degjoje kambanat e alarmit qe bien per te, sepse mbi te eshte barra e pergjegjesise per te garantuar zgjedhjet duke garantuar voten e cdo qytetari e qytetareje te ketij vendi dhe mbi te do te bjere e gjithe pergjegjesia historike per nje deshtim te zgjedhjeve, qe askush nuk e deshiron", apeloi kryetari i partise me te madhe ne opozite. Gjithashtu, Rama komentoi dhe shkarkimin e drejtorit te doganave dy dite me pare, per arsye te renies se te ardhurave nga doganat, duke e cilesuar se ne fakt renia e frikshme ka ardhur si pasoje e krizes ekonomike. "Kryeministri vazhdon ta mohoje krizen, duke e qeverisur Shqiperine si pronar i nje firme piramidale dhe duke bere shurdhin ndaj kambanes se alarmit te Fondit Monetar Nderkombetar. Njesoj si ne vitin famekeq 1996", nenvizoi lideri i selise roze. Nje tjeter ceshtje qe eshte prekur nga konferenca e kryetarit te partise me te madhe ne opozite, eshte dhe dalja e opozites nga Kuvendi seancen e fundit parlamentare. "Opozita jone doli nga Kuvendi jo per ta bojkotuar ate, po per te rritur nivelin e shqetesimit publik per deshtimin qe kercenon zgjedhjet ngaqe kryeministri vazhdon t'u mohoje te drejten e votes qindra mijera qytetareve, duke bere shurdhin ndaj kambanes se alarmit tone per pasojat katastrofike te takses se votes", tregoi Rama arsyet e braktisjes se seances se Kuvendit, dy dite me pare. Duke iu drejtuar Kryeministrit, kryetari i Partise Socialiste siguroi ate se as kriza ekonomike, qe po hyn perdite e me thelle ne ekonomine reale te familjeve e te sipermarrjeve shqiptare nuk mund te menaxhohet duke bere sikur s'ka problem dhe as kriza politike, qe po afrohet perdite e me shume bashke me deshtimin e procesit te pajisjes se zgjedhesve me karta identiteti, nuk mund te shmanget duke bere sikur s'ka problem. "Kriza politike duhet shmangur prej nesh, me angazhimin e te dy paleve dhe mos perjashtimin e asnje qytetari shqiptar nga procesi zgjedhor", ftoi per konsensus Rama.
Blushi: "Qeverine do ta ndryshojme me vote, askush s'do guxoje t'i preke"
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, ka zhvilluar dje nje takim me banore te lagjes nr.6 ne qytetin e Korces, me te cilet ka prezantuar pjese nga programi qeverises. Ai theksoi se punesimi eshte nje nga pikat themelore te ketij programi. "Qeverine e Shqiperise do ta ndryshojme me votat tona te lira, te ndershme dhe qe askush nuk do te guxoj t'i preke ne 28 qershor. Me 28 qershor, do te shkojme per te votuar per veten tone, do te shkojme te votojme kunder varferise, papunesise, mjerimit, mizerjes, kunder gjithckaje qe sot na mungon", u beri thirrje qytetareve zyrtari i larte socialist, Ben Blushi.