Godo-Vore: "Mbeshtetje te perndjekurve dhe pronareve"
Partia Republikane zhvilloi dje nje takim me strukturat dhe simpatizantet e saj ne qytetin e Vores, ku moren pjese kryetari i Asamblese Kombetare Sabri Godo dhe kryetari Partise Republikane per Tiranen, Besnik Bisha. Gjate fjales se tij, Godo vuri ne dukje arritjet e medha te koalicionit te djathte. Ai theksoi gjithashtu se PR, do te mbeshtese dhe do te luftoje gjithnje per kthimin e prones tek pronaret e ligjshem dhe demshperblimin e te perndjekurve politike. Gjate takimit me zgjedhesit u zhvillua edhe ceremonia e 26 anetaresimeve te reja ne Partine Republikane, ku aderuan ne kete parti persona nga Vora, Gerdeci, Preza etj. Ne perkujtim te viktimave te Gerdecit u mbajt dhe nje minute heshtje, nga te pranishmit e shumte ne salle.