E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia perpiqet per anetaresim ne BE, gati aplikimi

ATHINE - Shqiperia do te paraqese formalisht kerkesen e vonuar per anetaresim ne BE brenda pak javeve te ardhshme, tha kryeministri Sali Berisha.

Duke folur ne nje interviste per "Dow Jones Newswires", Berisha tha se aplikimi do te paraqitet perpara zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme te planifikuara per ne 28 qershor. "Aplikimi zyrtar do te behet perpara zgjedhjeve", tha ai ne nje interviste telefonike dhe shtoi se aplikimi ka mbeshtetjen e Presidences aktuale ceke te BE-se.

Shqiperia, nje nga vendet me te varfra ne Evrope eshte perpjekur te reformoje ekonomine e saj, te modernizoje infrastrukturen e vjeter dhe te zhvilloje lidhje me te ngushta me Perendimin.

Ne 1 prill, se bashku me Kroacine, Shqiperia hyri zyrtarisht ne Traktatin e Atlantikut te Veriut duke bere nje hap te madh ne evoluimin nga nje vend i izoluar komunist, ne nje vend anetar te komunitetit nderkombetar. Shume e konsideruan hyrjen ne NATO si pararendese te anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

"Anetaresimi ne NATO eshte prove e besimit te madh te komunitetit nderkombetar ne vendin tim," tha Berisha. "Projekti i dyte i madh tani eshte anetaresimi ne BE".

Sidoqofte, reforma politike eshte demtuar nga raporti i dobet i vendit ne zgjedhjet e kaluara qe u demtuan nga mashtrimi dhe akuzat per parregullsi elektorale.

Zgjedhjet e qershorit, ne te cilat Partia Demokratike ne pushtet dhe opozita socialiste do te konkurrojne fort, do te shikohen si nje test kyc i gatishmerise se vendit per te hyre ne BE.

Berisha u angazhua se zgjedhjet e ardhshme do te jene te lira dhe te ndershme dhe ne nivelin e standardeve te BE-se.

"Zgjedhjet do te jene nje test kryesor, nese Shqiperia eshte e gatshme te ece me perpara, sepse ne kemi pasur probleme me zgjedhjet e kaluara," tha ai. "Dhe ne duhet te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme".

Saktesia e sondazheve te opinionit publik ne Shqiperi shpesh kontestohet, por nje sondazh i koheve te fundit i kryer per televizionin "Top Channel" tregoi nje dallim te ngushte prej dy pikesh mes dy partive kryesore.

Por, ne procesin e zgjatur te anetaresimit ne BE, zgjedhjet nuk do te jene i vetmi test. Blloku evropian aktualisht po vuan nga "lodhja e zgjerimit", pasi ka shtuar 12 anetare te rinj gjate pese viteve te fundit, nje ndjenje qe eshte forcuar me fillimin e krizes ekonomike.

Dhe pervec Shqiperise, gjashte vende te tjera nga Ballkani dhe Evropa Juglindore- Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia - gjithashtu po shkojne drejt krizes ose ndryshe shpresojne te aplikojne per ne BE.

"Anetaresimi ne BE eshte nje proces me i komplikuar se sa hyrja ne NATO. NATO asnjehere nuk pati lodhje zgjerimi, kurse BE-ja po ndeshet me nje lodhje zgjerimi," tha Berisha. "Gjithashtu, ne gjykimin tim, kjo krize do te jete edhe nje faktor ngadalesues se sa nje faktor pershpejtues ne pranimin e anetareve te rinj."

Gjate viteve te fundit, qeveria Shqiptare ka bere progres ne drejtim te pakesimit te burokracise, privatizimit te ndermarrjeve shteterore dhe terheqjes se investimeve te huaja, te cilat kohet e fundit kane qene pjese e nje plani per t'u bere nje qender energjie nga Evropa juglindore. Sidoqofte, korrupsioni mbetet ende nje problem kryesor.

Ekonomia gjithashtu ka ndjere efektet e krizes ekonomike nderkombetare. Nga fundi i vitit te kaluar, vendi u ndesh me terheqje ne shkalle te gjere te depozitave te shkaktuar nga frika per stabilitetin e sistemit bankar, ndersa parate e derguara nga emigrantet- nje burim kryesor i kembimit te valutes se huaj- jane ngadalesuar.

Monedha, leku, ka rene me rreth 8% kundrejt euros dhe rreth 18% kundrejt dollarit. Eksportet jane pakesuar dhe ka shqetesime se edhe numri i vizitoreve te huaj kete vit do te bjere, sepse kriza ekonomike ndikon ne udhetimet e turisteve evropiane.

Si perfundim, ekonomia zyrtare e Shqiperise 22 bilione dollare, shto ketu edhe ekonomine informale deri ne 50% te kesaj shume, pritet te ulet me 4% ne rritjen Bruto te Prodhimit te Brendshem, me poshte sesa vleresimi me 6% i parashikuar ne 2008-en.

"Rritja ekonomike kete vit eshte shume e veshtire per t'u parashikuar," tha Berisha. "Disa te dhena paraprake sugjerojne se rritja ekonomike do te jete rreth 4%. Por, ne kete pike asnje nuk mund te thote".

Nga Alkman Granitsas

Dow Jones Newswires


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›