E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia-Topit: Inkurajoni drejtesine

Rozeta Rapushi

Anetaret e Gjykates Kushtetuese, moren dje mbeshtetjen e homologeve te tyre italiane, te rezistojne ndaj presioneve te forta, gjate shqyrtimit te ceshtjeve delikate. Pikerisht ne momentin kur Gjykata Kushtetuese, ka ne dore shqyrtimin e ceshtjeve te rendesishme, si ligji i dosjeve, pronat dhe legalizimet, kryetari i Gjykates Kushtetuese italiane, Francesco Amirante keshilloi zbatimin e ligjit. Gjate nje vizite ne Tirane, kreu i Kushtetueses italiane Amirante, u shpreh se detyra e homologeve te tij eshte vetem mbrojtja e Kushtetutes."Gjykatat Kushtetuese shpesh gjenden ne presione te forta, por pikerisht ne keto momente atyre u takon te qendrojne fort, duke siguruar integritetin e tyre dhe mbrojtjen e Kushtetutes", u shpreh Amirante gjate vizites. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Italise, ashtu si ajo shqiptare eshte krijuar per te mbrojtur dhe garantuar te drejtat e individit, te sanksionuara ne Kushtetute dhe si nje organ qe siguron ekuilibrin e pushteteve dhe rezistence maksimale ndaj ligjeve te Parlamentit. Gjate nje takimi me Presidentin Bamir Topi, Amirante, garantoi perkrahje e mbeshtetje maksimale ne forcimin e sistemit te drejtesise shqiptare. Ai vleresoi lart rolin dhe kontributin e Presidentit Topi dhe punen e madhe te bere nga Keshilli i Larte i Drejtesise gjate procesit te reformimit gjyqesor ne vendin tone dhe perparimet e shenuara jo vetem ne dhenien e drejtesise, por edhe ne rritjen e besimit ne sistemin gjyqesor, duke theksuar qe njerezit e drejtesise kane gjithmone nevoje per me teper inkurajim dhe mbeshtetje ne vendosjen perfundimtare te shtetit ligjor dhe sigurimin e pavaresise se plote te tij. Nga ana e tij, Presidenti Topi, pershkroi reformat e realizuara ne vend gjate kesaj periudhe. Ai permendi, reformen ne gjyqesor, reformen zgjedhore, te miratuara me nje konsensus te gjere politik, vleresoi ndihmesen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te shtetit fqinj, Italise per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe perparimin drejt integrimit ne gjirin e familjes se madhe evropiane. Kreu i shtetit, vleresoi rendesine qe ka pavaresia dhe paanshmeria e pushtetit gjyqesor dhe institucioneve te tij ne vendin tone si dhe puna dhe profesionalizmi i juristeve, te cilet, duke kryer me dinjitet dhe vertetesi detyrat institucionale, kontribuojne thellesisht ne forcimin e shtetit te se drejtes.

Vizita

Delegacion i Gjykates Kushtetuese italiane, i kryesuar nga kryetari i kesaj Gjykate zoti Francesco Amirante, po zhvillon nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Pjese e takimeve te punes dhe bisedimeve do te jete dhe tryeza e rrumbullaket me teme "Kontrolli incidental dhe konflikti i kompetencave".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›