Vlorë, plazhet “pushtohen” nga tatuazhet
VLORE - Det, diell, relaks, bikini dhe tatuazhe. Këta janë disa nga elementët që hasen më shpesh në pikun e sezonit turistik në plazhet e Vlorës. Tatuazhet duket se janë kthyer në një trend për të dyja gjinitë. Një dashuri e re për simbole apo edhe fjalë që mbartin një kuptim të veçantë. Ato mund të vendosen në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa tashmë nuk përbëjnë tabu për vajzat, për një pjesë të të cilave të bërit tatoo është kthyer në një mani më e madhe se tek gjinia mashkullore, shpesh herë.
Përmasat, format apo pozicionet e tatuazheve variojnë sipas preferencave. Një trup i nxirë me tatuazhe është imazhi që sheh vazhdimisht në plazhe. Disa vite më parë shikoheshin vetëm tek djemtë, ndërkohë që në periudhën e komunizmit këtë privilegj mund ta kishin vetëm ata që kishin funksione ushtarake. Tashmë, kur thuhet plazh, perceptohet pamja e një trupi të nxirë me bikini, e cila bëhet edhe më e bukur nëse trupi i bukur shoqërohet me një ose disa tatuazhe.
(news24/BalkanWeb)