E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi per ne universitet ne menyre elektronike

Të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin studimet e larta këtë vit do të aplikojnë dy herë. Veç formës tradicionale të printuar formularin A2 për herë të parë ata do ta plotësojnë elektronikisht. Një mënyrë kjo me anë të secilës kandidatët për studentë me një klikim mësojnë ku kanë më shumë shanse për të qenë fitues.
Duke filluar nga data 23 korrik deri më 5 gusht në varësi të qytetit ku banojnë maturantët do të paraqiten në shkollat e tyre për të aplikuar. Për të monitoruar procesin i cili në vetvete kërkon kohë Ministria e Arsimit ka vendosur që plotësimi i formularit A2 të mos bëhet në të gjithë vendin në të njëjtën ditë 
Ndërkohë që për çdo pyetje që mund të kenë rreth mënyrës së plotësimit elektronik të formularit A2 kandidatët për student mund të gjejnë përgjigje në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve ku Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzuesit përkatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›