E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per vitin 2012 qytetaret do te perfitojne 413 lloje ilacesh me rimbursim

Për vitin 2012 qytetarët do të mund të përfitojnë 413 lloje të ndryshme ilaçesh me rimbursim. Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re, në të cilën janë hequr 7 medikamente, të cilave ose u ka mbaruar afati i regjistrimit në vendin tonë, ose firmat farmaceutike nuk i prodhojnë më. Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re në të cilën ndryshe nga një vit më parë, ku përfshiheshin 420 lloje ilaçesh, këtë vit janë 413 të tilla. Pensionistët, fëmijët nga 0 deri në 12 muaj, invalidët, jetimët, të sëmurët rëndë dhe të sëmurët kronikë 413 lloje të ndryshme barnash do të mund të përfitojnë rimbursimin në masën nga 50 deri në 100% në varësi të kategorisë ku bëjnë pjesë. Efekti financiar i listës së miratuar është 7950 milionë lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›