Finalistët e "Jorgjie Truja" ngjiten në skenë
Sot në mbrëmje, në orën 19:00, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjiten finalistët e Konkursit të Pestë Mbarëkombëtar të Zërave Lirikë "Jorgjie Truja", i cili ka nisur më 25 prill. Konkursi u zhvillua me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Jorgjie Trujës. Koncerti i finalistëve zhvillohet me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Alqi Lepurit. Drejtor artistik është Arben Llozi. I realizuar nën emrin e artistes së shquar Jorgjie Truja, një nga figurat që qëndrojnë në themel të formimit të artit vokalo-skenik, prej pesë vitesh është bërë zëdhënës i talenteve cilësore të artit lirik, që ballafaqojnë performancat e tyre në disa prova seleksionuese.
Konkursi erdhi falë nismës së Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve. Ai u iniciua nga dirigjentja Suzana Turku për të inkurajuar brezin e artistëve të rinj, nëpërmjet një ballafaqimi skenik e formues përpara specialistëve pedagogë të karrierës, të huaj dhe shqiptarë.