Aplikimi online, Rama: S'është farsë, po krijojmë bazën e të dhënave për burimet njerëzore
TIRANË- Kryeministri i ardhshëm Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” reagoi mbi kritikat që kanë filluar të lindin pas apelit të tij publik për të aplikuar online, cilido që kërkon të punësohet në administratën e qeverisë së re.
Rama sqaron se dërgimi i CV online nuk është për të ndarë vendet e punës, por për të bërë procesin sa më transparent duke shtuar se ka nisur krijimi i bazës së të dhënave për burimet njerëzore.
"Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune, po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur. Kjo nismë që hedh farën e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi, dalëngadalë, do të kthehet në një institucion të mirëfilltë, ku shteti do të ketë të regjistruar kapitalin e kualifikuar njerëzor të Shqipërisë, brenda ose jashtë”, shkruan Rama.
Në vijim të sqarimit të tij, ai komenton dhe ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të fazave të aplikimit. “Të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre. Në këtë mënyrë do të këpusim lidhjet e shkurtra të konkurseve farsë që janë zhvilluar tërë këto vite, përmes lajmërimesh në formën e trakteve të ngjitura kuturu dhe rezultatesh të parafabrikuara në dëm të lirisë së konkurencës e të meritës", sqaron Rama.
Kryesocialisti Rama e cilëson këtë formulë që përbën risi në mënyrën e përzgjedhjes së burimeve njerëzorë në administratë, si një instrument të ri monitorimi për trajtimin e burimeve njerëzore në procesin e organizimit e të zhvillimit të konkurseve
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Dyndje të papunësh te selia e PS. Rama, gati podiumi i kryeministrit