Radha për skaner, sherr mes rojes së spitalit e qytetarëve. Reagon QSUT -VIDEO
TIRANË- Dhunë fizike është regjistruar sot nga kamerat e “News24” tek ambientet e spitalit te Onkologjikut në QSUT. Roja është përleshur me familjarë të një pacienteje që priste në radhë për skaner.
Ngjarja u shënua rreth orës 13:35 minuta, kur qytetarë që prisnin në radhë për skaner në këtë spital janë konfliktuar me rojen dhe më pas siç vihet re dhe nga pamjet e transmetuara nga “News24”, grindja ka degjeneruar në grushta dhe përleshje fizike.
Ngjarja ka nisur pas një debati ne ambientet e brendshme të spitalit të Onkologjikut. Dyshohet se shkak është bërë radha e gjatë për skaner ku roja ka ndërhyrë dhe ka kërkuar nxjerrjen jashtë të një familje nga Fieri. Kaq ka mjaftuar familjarët e pacientes që priste të kryente skaner, të reagojnë. Ata i kanë kërkuar mjekut të respektojë radhën, por në vend të mjekut ka reaguar roja sportelist i spitalit që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë.
Pas kësaj familjarët dhe roja kanë shkëmbyer fjalë që kanë degjeneruar në ofendime për të përfunduar në një sherr me grushta, jashtë ambienteve te Onkologjikut.
Siç duket dhe nga pamjet ekskluzive të “News24”, në ndihmë të rojes kanë ardhur dhe familjarë të tij, që kanë goditur me grusht familjarët e pacientes.
Por si familja nga Fieri dhe roja sportelit i spitalit, tashmë ndodhen në rajonin e policisë ku po japin deklarimet përkatëse.
Roja ka treguar për policinë se familja nga Fieri nuk ka pasur një dokument nga mjeku i rrethit që e rekomandonte të kryente skaner në këtë spital të QSUT. Sipas rojes, familja duhet të paraqitej me këtë dokument në Onkologjik.
Më e dëmtuara nga dhuna fizike dyshohet se ka mbetur babai i pacientes. Gjithë sherri u filmua nga kamera e “News24”.
Ndërkohë, drejtoria e QSUT-së u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojë me rreptësinë e ligjit, lidhur me ngjarjen në fjalë. Drejtoria e Spitalit nënvizon se mjekët u shërbejnë të gjithë pacientëve që drejtohen në këtë spital.
(d.b/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera "Hakmarrja" e familjarit të pacientit, dëmton me acid makinën mjekes VIDEO: QSUT, sherr mes rojes së Onkologjikut dhe qytetarëve që prisnin për skaner