Aplikonte, shoqerohet nga policia per falsifikim certifikate
Nje person eshte shoqeruar ne ambientet e Policise se Korces nga zyra e Krimit Ekonomik, pasi ne momentin e aplikimit per t'u pajisur me karte identiteti, certifikata e paraqitur ne kete zyre, rezultoi e falsifikuar. Burime zyrtare te Policise se Korces bejne te ditur se eshte shoqeruar ne ambientet e policise, 39-vjecari Edmont Frasheri, nga qyteti i Korces. Te dhenat e paraqitura nga Edmond Frasheri nepermjet nje certifikate te paraqitur prej tij, nuk ishin te njejta me ato qe gjendeshin ne regjistrin e kesaj zyre. Policia ben te ditur se pasi u mor ne pyetje, 39 vjecari, Frashri eshte lene i lire. Uniformat blu te Korces, thane se dokumenti eshte leshuar nga gjendja civile e ketij qyteti. Drejtori i informacionit ne bashkine e Korces, ben te ditur se eshte pezulluar nga puna dhe punonjesja e gjendjes civile, qe kishte bere gabimin.