E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyfishohet ndihma ekonomike, perfitojne 93 mije familje

Fatjona Mejdini

Qeveria mori diten e djeshme vendimin, i cili rrit ndjeshem nivelin qe qytetaret perfitojne nga shteti duke qene te papune, duke e cuar kete shifer ne 6.340 leke ne muaj si nivel baze. Nga kjo rritje perfitojne 93 mije familje shqiptare, sipas kategorive te percaktuara. Kryeministri Berisha, deklaroi ne mbledhjen e djeshme te qeverise se kjo rritje ben qe te ardhurat nga papunesia, te jene sa gjysma e rroges minimale te percaktuara nga qeveria. Sipas tij, rritja e madhe vjen edhe si pasoje e pershtatjes se legjislacionit shqiptare me ate te vendeve te tjera Evropiane. "Rritja qe barazon te ardhurat nga papunesia, me 50 % te pages minimale ne shkalle vendi, behet ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate nderkombetar", deklaroi kreu i qeverise. Po keshtu Berisha, deklaroi se kjo mase merrej per te reduktuar dhe madje zhdukur varferine, duke mos lene me asnje qytetar shqiptar nen nivelin e dy dollareve ne dite. "Brenda kater viteve nuk do te kete me asnje qytetar shqiptar nen nivelin e 2 dollareve ne dite", deklaroi kreu i qeverise ne fjalen e tij. Ne lidhje me kete vendim qeveria vendosi qe efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i tij, te perballohen nga fondet e parashikuara ne buxhetin e vitit 2009, miratuar per Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, ne grupin 25, titulli 10550, "Tregu i punes". Ndihma ekonomike do te zgjerohet me kategori te reja, qe deri me sot perjashtoheshin sipas ligjit te vitit 1995 per sherbimet shoqerore. Ne projektligjin e derguar ne qeveri nga Ministria e Punes, skemes se ndihmes ekonomike i jane shtuar edhe dhjete kategori te reja qe do te perfitojne te ardhura nga shteti. Ne keto kategori bejne pjese grate e dhunuara, jetimet, femijet e biresuar etj. Per te perfituar kete ndihme ekonomike, pervec kritereve ekzistuese atyre te pronesise, vleresimit te te ardhurave, biznesi, emigracioni duhet te plotesohen edhe disa te tjera shtese, nderkohe qe ka edhe lehtesira. Keshtu nje familje e cila nuk ka te ardhura te mjaftueshme dhe duhet te perfitoje ndihme ekonomike duhet te kete te shlyera faturat e energjise elektrike. Po keshtu keto familje apo personat te cilet perfitojne nga "skema e Kafshates" kane per detyre qe te marrin pjese ne punet publike dhe ato te komunitetit. Nderkohe qe pervec detyrimeve parashikohen dhe lehtesira, te cilat jane thjeshtezim te kritereve dhe dokumentacionit per shperndarjen e ndihmes ekonomike. Nderkohe qe edhe pushteti vendor do te kete nje fond te vecante per ato familje, te cilat edhe ai vete i njeh qe jane ne kushte te veshtira ekonomike. Nisma e fundit ligjore parashikon rritjen e rolit te prefektit, ne kontrollimin e skemes te ndihmes ekonomike, qe pritet te sjelle edhe zbatueshmeri me te mire te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›