E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, dy vendime per kompensimin

Keshilli i Ministrave, miratoi ne mbledhjen e djeshme dy vendime, qe lidhen me procesin kompensimit te pronareve te ligjshem. Nese miratimi i listave te atyre qe legalizohen po njeh nje rruge rutine, kete here eshte miratuar edhe nje liste me ish-pronare, si dhe eshte caktuar fondi me te cilin do te kompensohen. Kompensimi eshte kryer sipas cmimeve ne harten e vleres se tokes. Kryeministri tha se me gjithe veshtiresite qe mbart procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave, qeveria shqiptare nuk do te perdore vlere tjeter, pervec asaj te tregut, per kompensimin monetar apo fizik te tyre. "Duke njohur veshtiresite shume serioze te ketij procesi nje gje duhet ti garantoj pronareve te ketij vendi se une personalisht dhe qeveria ime, aktualja dhe ajo qe do te vije me voten e lire te shqiptareve nuk do te perdore ndonjehere vlere tjeter pervec vleres se tregut per kompensimin monetar apo fizik te tyre", tha ai. Keshtu qe dje qeveria ka qendruar deri ne fund per vleren e tregut, ku cdo gje do te shperblehet me vleren e tregut.

685 pronare, shpronesohen dhe kompensohen

Ne vendimin tjeter, trajtohet nje kontingjent prej 685 pronaresh, te cilet do te kompensohen per siperfaqet takuese qe preken nga ndertimet informale ne proces legalizimi. Vlera e pergjithshme e shperblimit qe do te perfitojne pronaret sipas listes emerore te miratuar, kap shifren 2 305 676 757, 68 leke. Keta ish-pronare i perkasin qarkut te Tiranes, Elbasanit, Gjirokastres dhe Kukesit. Cregjistrimin e tyre si pronare perseri e kryen Hipoteka, nderkohe ish-pronaret kane vetem nje mundesi ankimimi. Ata mund t'i drejtohen gjykates, nese nuk jane dakord me cmimin per te cilin jane kompensuar. Per kompensimin e tyre eshte perdorur Harta e Vleres se Tokes, miratuar vitin e kaluar.

Fondi i kompensimit, ne degen e thesarit

Vendimi i trete i miratuar ne kete mbledhje, lidhet me krijimin e Fondit te Kompensimit te Pronave dhe procedurat e perdorimit te tij. Ky vendim hap rrugen per fillimin e procedurave te kompensimit te pronareve te ligjshem, te shpronesuar nga procesi i legalizimit sipas ligjit 9482 date 03.04.2006. Per kete fond, do te kete nje numer llogarie te vecante ne degen e thesarit. Ne fund te vitit, fondi i pa perdorur nuk do te digjet, por do te kaloj vitin e ardhshem. Me procedurat per ish-pronaret e shpronesuar nga legalizimet do te merret Agjencia e Kthimit Kompensimit te Pronave. Sipas vendimit te qeverise fondi do te krijohet jo vetem nga legalizimet, por dhe nga buxheti i shtetit. Nderkohe shlyerja e ish-pronareve per shkak te legalizimeve do te behet me keste, sipas fondeve ne dispozicion. Ndersa te tjere ish pronare, qe kane vetem nje vendim te paster per njohje pronesie dhe kompensim financiar, por jo ne leke, do te kompensohen sic eshte vepruar deri tani. Pra deri ne 200 metra katror, pavaresisht nga siperfaqja e njohur.

685 Pronare Jane ata te cilet do te kompensohen per siperfaqet takuese qe preken nga ndertimet informale ne proces legalizimi. Ne kete menyre merr fund njehere e mire perplasja mes pronareve te rinj dhe ish-pronareve.

2.3 Miliarde Leke eshte shuma e vene ne dispozicion te ish-pronareve per shperblimin qe do te perfitojne pronaret sipas listes emerore te miratuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave dhe qe pritet te perballohet nga dega e thesarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›