Islami: Mbi 10% e shqiptareve, jane pa mundesi votimi
Ne vijim te deklaratave per procesin e leternjoftime, Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin se mbi 10% e shqiptareve po i mohohet e drejta e votes. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze, Kastriot Islami, deklaroi se situata vazhdon te mbetet e rende dhe zgjedhjet shume te rrezikuara. "Tipari themelor aktualisht eshte: Situate kaotike me shperndarjen e leternjoftimeve per te gjithe ata qe kane aplikuar dhe terr i plote informativ nga ana e Ministrise se Brendshme", deklaroi Islami. Duke shprehur shqetesimin mbi kete procesi, ai tha se numri i votuesve pa pasaporte qe nuk do te kene ne dore leternjoftimin, pra qe nuk do te kene mundesi te votojne, do te jete shume me i larte se 10 per qind. Sipas tij, shifrat qe jep Ministria e Brendshme jane te pakuptimta dhe nuk kane asnje lidhje me zgjedhjet ne Shqiperi. Zyrtari socialist, duke komentuar keto shifra, sqaroi se nuk eshte e rendesishme se paskan aplikuar rreth 1.3 milione, kur Qeveria nuk eshte ne gjendje, apo nuk deshiron te jape shifren sesa votues pa pasaporte kane marre ne dore leternjoftimin dhe kete shifer nuk e ka dhene asnjehere. "Nuk ka asnje rendesi shifra prej 1.3 milione aplikimesh kur emrat ne te kater CD-te e derguara nga Ministria e Brendshme nuk merret vesh nese kane aplikuar apo nuk kane aplikuar, gje qe do ta zgjidhe Prokuroria e Pergjithshme", deklaroi sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste. Nder te tjera, ai tha se pervec territ, pervec nje gjendjeje kaotike, situata mbetet e paqarte, e pashprese dhe me nje mundesi te madhe manipulimi selektiv nepermjet leternjoftimeve. Kesaj gjendje, sipas tij, i shtohet edhe dicka qesharake me listat e votuesve. "Ne listat e votuesve rezulton se Shqype Hasibja, 159-vjec, nga Shkallnuri, ne komunen Rrushbull te Durresit, eshte prezente per te votuar ne zgjedhjet e 28 qershorit", deklaroi Islami. Pra, nenvizoi zyrtari socialist, me listen e perqendruar dhe te kompjuterizuar dhe me softe austriake, Shqype Hasibja vazhdon te mbetet ne listen e votuesve dhe ky eshte nje rast tjeter, qe ul ne menyre te paimagjinueshme besimin e shqiptareve te zgjedhjet e lira dhe te ndershme. "Kesaj do t'i shtoja se ketu, jane mbi 17 mije shqiptare, gati sa dy mandate deputetesh, me moshe mbi 90-vjec deri te mosha e Shqypes 159-vjec. Mbi 5 mije votues me moshe mbi 100-vjec dhe rreth 3300 votues me moshe mbi 110-vjec", shprehu shqetesimin sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS. Islami theksoi qe megjithese jane aplikuar teknologji moderne, qofte me lista, qofte ne regjistrin civil te perqendruar, qofte ne procesin e kartave, kjo qeveri realizoi deshtimin e fundit, pra degjeneroi edhe teknologjite moderne. Denis Dedej