E Diel, 1 Nëntor 2026

Ervin Skela Me Bosnjen te bejme nje ndeshje te madhe

Kapiteni

Ervin Skela beson se Shqiperia ka shansin te beje nje ndeshje te madhe perballe Bosnje-Hercegovines. Kapiteni kuqezi eshte i vetedijshem per momentin e veshtire qe po kalon ekipi kombetar me demtimin e Debatik Currit e mbi te gjitha pas hemorragjise cerebrale te trajnerit Josip Kuzhe. Megjithate 33-vjecari nenvijezon se skuadra eshte dyfish e motivuar pikerisht prej ngjarjeve me te fundit. Rrezikojme duke luajtur me dy sulmues Per sa i perket kesaj ceshtjeje me nje dy ose tre lojtare te avancuar nuk duhet harruar se edhe Muzaka ka karakteristika ofensive. Nuk ka shume rendesi nese luajme me dy apo tre sulmues por ajo qe duhet te perqendrohemi me teper eshte qe te mbajme pozicionet ne fushe ne kete menyre edhe kur e humbasim topin kemi mundesine te mbulojme me shpejtesi vendet tona. Nuk duhet ti leme Bosnjes asnje hapesire ne fushe pasi ata jane teknikisht shume mire. Nese me pare kemi vrapuar dhe kemi bere maksimumin kunder boshnjakeve duhet te bejme dyfishin deklaroi Skela. Nuk mund te flas per shanset qe kemi per te vazhduar serine pozitive pasi ndodhemi ne nje situate komplet ndryshe. Vijme pas dy ndeshjeve pozitive dhe jemi te paret ne grup por fatkeqesisht duhet te perballemi me dy probleme mungesat e trajnerit dhe Currit i cili eshte nje lojtar i rendesishem. Nuk eshte e lehte per ti kaluar keto probleme. Te gjithe u ndiem keq kur mesuam demtimin e Currit ndersa dy dite me vone ndodhi problemi i trajnerit. Jane dy gjera qe nuk kalohen lehte por kam besim se kjo do te sherbeje si motivim per te gjithe lojtaret shtoi fantazisti vlonjat. Duhet tu tregojme njerezve qe kete rruge te mire te nisur dhe idete e trajnerit tone ti vazhdojme kete do ta bejme edhe te premten ndaj Bosnjes. Personalisht jam ndier shume keq por shpresoj qe te premten te mendojme per te gjithe tifozerine per gjithe shoket tane dhe ne vecanti per trajnerin te bejme nje ndeshje te madhe. Nuk kemi frike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›