Policia arreston nje bande te armatosur ne Tirane

Policia e Tiranës në një operacion blic të skuadrës speciale, forcës së posaçme dhe komisariatit numër 5, kanë arrestuar në Kamëz një bandë të armatosur prej 15 personash.
Të arrestuarve u janë kapur 10 armë automatike dhe pistoleta, si dhe shkopa bejzbolli dhe sende të tjera të forta. Banda lëvizte si autokolonë me automjete luksoze dhe vinte nga Bathorja për t’u bërë presion dhe kërcënuar shoferët e furgonëve.
Kanosja bëhej për qëllimin e moslejimit të furgonëve të merrnin pasagjerët, të cilët të udhëtonin me linjat e autobusëve.
Ishte një informacion I ardhur në kohë dhe I vlerësuar nga policia e kryeqytetit, e cila dërgoi forcat e saja më të specializuara për të kapur të dyshuarit dhe parandaluar ndonjë përplasje të përgjakshme me armë mes tyre dhe shoferëve të furgonëve.
Gjatë operacionit prej grupit të armatosur është qëlluar me armë ndaj forcave të policisë.
Fatmirësisht nga shkëmbimi I zjarrit nuk pati persona të lënduar, dhe grupi I armatosur është neutralizuar dhe prangosur nga uniformat blu.
Të arrestuarit ndodhen në ambjentet e izolimit të sigurisë së Lartë në drejtorinë e policisë së qarkut ku po merren në pyetje pasi dyshohen të jenë autorë të disa ngjarjeve të dhunshme dhe të përgjakshme në kryeqytet dhe rrethe të tjera.