E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apoloni, nis puna për zbulimin e teatrit antik

FIER- Në qytetin antik të Apolonisë ka nisur puna për realizimin e projektit të përbashkët arkeologjik shqiptaro-gjerman.

Sipas arkeologut Lami Koci, që prej një jave arkeologë shqiptarë dhe gjermanë kanë nisur punën për realizimin e një projekti të përbashkët arkeologjik në qytetin antik të Apolonisë. Punimet janë fokusuar në teatrin antik të Apolonisë dhe synojnë thellimin e zbulimeve të objekteve arkeologjike.

Sipas platformës së përbashkët të miratuar nga drejtuesit e ekspeditës, objektivi i saj në gërrmimet e këtij sezoni është zbulimi i skenës dhe proskenës, e cila është hapur qysh vitin e kaluar.

“Ne do të vazhdojmë punën pikërisht në këtë pjesë të teatrit, duke vazhduar më pas me rreshtaret e teatrit”, tha Koci. Ai shprehet mjaft optimist lidhur me rezultatin e gërmimeve në Apoloni. Sipas tij, studimi me metoda bashkëkohore, plani i detajuar, hartimi i hartave paraprake, jane disa nga faktorët që garantojnë suksesin e këtij projekti të përbashkët.”Punimet kanë një perspektivë të qartë, pasi projektet janë bërë sipas një pune paraprake të shoqëruar me studime elektromagnetike. Pra, dihet afërsisht ku janë monumentet që duhen gërrmuar”, tha Koci.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›