E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Durresit mbyll regjistrimet shtohet dege e re

Universiteti “Aleksander Moisiu” ne Durres ka mbyllur fazen e pare te regjistrimeve per vitin akademik 2011-2012. Nga 2020 vende te lira që jane miratuar per 7 fakultetet e ketij universiteti ne fazen e pare jane rregjistruar 1860 studente fitues, ndersa pjesa tjeter, e cila llogaritet ne 13 per qind, ka preferuar dege te tjera apo studime jashte vendit. Kete vit eshte hapur edhe nje dege e re, ajo e informatikes praktike.

"Për këtë vit sic është bërë e ditur, është hapur një degë e re, dega e informatikës praktike, ku ne përgatisim specialistë të informatikës, është një degë dy vjecare, me 120 kredite dhe përfundon me diplomë. Përgatisim specialistë të informatikës praktike jo vetëm me njohuri teorike, po dhe me një teori praktike. Mësimi në këtë degë zhvillohet 50 për qind mësim teorik, dhe 50 për qind do të jetë praktikë drejt për drejtë në laboratore", tha Mithat Mema, rektor i UAMD.

Ne vitin e peste te hapjes se tij, universiteti “Aleksander Moisiu” ka shenuar rritje te numrit te studenteve, ndersa infrastruktura fizike eshte e pamjaftueshme per akomodimin e tyre.Pas miratimit te nje fondi prej 425 milion leke dhe pas perfundimit te procedurave tenderuese, muajin e ardhshem pritet te nise ndertimi i godines se pare te kampusit, i cili ka nje siperfaqe totale prej 55 hektaresh ne zonen e Spitalles.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›