Nju Jork, Berisha: Rajoni potencial për investime
NJU JORK- Në vijim të axhendës në New York, Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit, me temë "Një vizion për një të ardhme të përbashkët".
Pjesë e këtij forumi ishin gjithashtu edhe Kryeministri i Turqisë Erdogan, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, si dhe ai i Malit të Zi, Igor Luksic. Ekonomia investimet dhe bashkëpunimin rajonal, ishin ndër temat kryesore të fjalimeve kryesore në Samitin Ballkanik. Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit shqiptar u përqendrua në rëndësinë e këtij takimi dhe bëri një prezantim të përmbledhur të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Kryeministri Berisha shpreh optimizmin se potencialet e jashtëzakonshme të rajonit do tërheqin investimet.
“Fakti është që rajoni tani ka një dinamizëm të madh në shkëmbime, investime. Do t’ju jap dy shembuj. Në një hark të shkurtër kohor, prej vitit 2005 deri në vitin 2010, invesitmet turke në Shqipëri janë rritur katër herë. Katër vjet më parë, Kryeministri Erdogan më propozoi marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe unë rashë dakort me të. Në vendin tim, disa njerëz më thonin se do të përballesha me vështirësi të mëdha me këtë marrëveshje. Unë u thashë jo, padyshim do ta ratifikojmë dhe ndodhi që e ratifikuam përpara parlamentit turk. Cilat ishin rezultatet? Absolutisht, një histori e qartë kristal win-win. Investime nga vende të tjera ballkanike po vijnë.”- tha Berisha.
“Nuk ka demokraci funksionale pa një ekonomi tregu funksionale. Prandaj këtu, në këtë vend të madh, flasin për demokracinë e bazuar në treg. Në këtë aspekt, ka një potencial të jashtëzakonshëm të organizatave tuaja që mund të bëhën promotor shumë të rëndësishëm për të tërhequr bizneset e këtij vendi, për rajonin e Ballkanit dhe vendet e tij. – deklaroi Berisha.
Duke folur për Shqipërinë ai tha se është një Norvegji e vogël në rajon. Është një vend plot me ujëra. Një vend që do të ndërtojë më shumë se 450 hidrocentrale. Shqipëria mund të bëhët një eksportues shumë i rëndësishëm i energjisë së blertë në rajon dhe po bëhët një i tillë. Aseti më i madh i vendit im është rinia. Absolutisht, rinia që me energjinë, me vizionin dhe imagjinatën e saj, do ta bëjë vendin shqiponjën e Europës.” përfundoi Berisha fjalën e tij në samitin e lidereve te ballkanit. Ky Samit i përvitshëm synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderëve politike, religjiozë, si dhe bizneseve, gazetarëve, artistëve etj. të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe krijimin e bashkëpunimit etnik, fetar e gjuhësor në rajon nëpërmjet vendosjes së qëllimeve dhe idealeve të përbashkëta. Ky Samit u parapri nga simpoziumi i lidershipit ndërkombëtar të rinise dhe ai i biznesit amerikan. Lidhje te tjera VIDEO: Nju Jork, Berisha: Rajoni potencial për investime