E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londo: Bashkia vendim arbitrar, më largoi nga detyra

TIRANË- Kico Londo shkarkohet nga detyra si drejtor i Teatrit të Metropolit. Në një prononcim për News 24, ai e quan veprim arbitrar të Bashkisë së Tiranës, vendimin për t’i zgjidhur kontratën.

“Më thanë që ne do të fillojmë procedurat për zgjidhjen e kontatës, por ju cfarë mendimi keni... është njësoj si të thuash kemi ardhur për t’ju vrarë, po ju cfarë mendoni”, kështu e paraqiti Londo situatën e largimit të tij nga detyra.

Duke deklaruar se do t’ja dorëzojë detyrën pasardhësit të tij në mënyrë institucionale, Londo tha se shkakrimi i tij nuk ishte aspak i tillë.
“Jam krenar që kam qënë në krye të një institucioni zyrtarisht më të sukesshëm në Shqipërinë e sotme. Është një institucion që momentalisht jep 8 shfaqje në javë. Për analogji edhe nga Teatri Kombëtar kur filluan të jepen 8 shfaqje më larguan nga detyra. Ky numri 8 shfaqje qënka pak ters. Nuk kam ndonjë gjë të madhe për t’ju thënë burokratëve, kur të vijë drejtori i ri do ta dorëzoj detyrën në mënyrë institucionale, megjithëse vendim i i bashkisë nuk ka asgjë institucionale. Ajo cfarë është duke bërë zoti Basha, duke mos respektuar punën, në jetë dhe në art konsideroht dramatike”, përfundoi Londo.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Londo: Bashkia vendim arbitrar, më largoi nga detyra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›