E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia: Bërkiç kushton 100 mijë euro

www.albania-sport.com - Apolonia vendosi çmimin 100 mijë euro për sulmuesin e saj serb, Mlladen Bërkiç (15 gola sezonin kaluar në Kategorinë Superiore).

Çmimi është i njëjtë me atë që pagoi Dinamo për të blerë Elis Bakajn nga Partizani në merkaton e janarit të vitit 2009.

Bërkiç, një prej lojtarëve të huaj më cilësorë që janë aktivizuar në Shqipëri, kërkohet nga disa skuadra shqiptare : Flamurtari, Besa, Elbasani dhe Skënderbeu.

Së fundi, për serbin 29-vjeçar interesohet edhe një skuadër nga Azerbajxhani.

Apolonia sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›