E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, tre kandidatë për stolin

www.albania-sport.com - Bankina e Shkumbinit pas ardhjes së presidentit Ylli Ndroqi është në ankand. Bosi i ri i peqinasve nuk e ka më në planet e tij Përparim Daiun, trajnerin që mbylli sezonin e kaluar te Shkumbini.

Esad Karishik, ish-trajneri karizmatik i Apolonisë, ka biseduar me presidentin Ylli Ndroqi.

Të njëjtin ritual kanë ndjekur edhe Ilir Daja (kampion me Elbasanin dhe Dinamon) si dhe ish-tekniku i Vllaznisë, Edi Martini.

Sipas asaj që raportohet, Ilir Daja ka kërkuar 40 mijë dollarë në sezon për të marrë përsipër ndërtimin e një Shkumbini fitues.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›