Vllaznia në kërkim të trajnerit

www.albania-sport.com - Vllaznia është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin 2010-2011, të aftë që ta çojë sërish skuadrën shkodranë në zonën e Europës dhe të jetë pretendentë për trofetë sezonalë.
Tre janë kandidatët e përfolur në media
Shkëlqim Muça: ish-trajneri që i dha Dinamos titullin e 18-të, por i mbetur tashmë pa ekip.
Agim Canaj: aktualisht trajneri i Gramozit, por dhe një ish-trajner i Vllaznisë.
Mojos Radonjiç: menaxher i ekipeve të moshave të Malit të Zi. Radonjiç ka drejtuar disa skuadra në vendin fqinjë.
Sezonin e kaluar Vllaznia u drejtua nga tre trajnerë: Hasan Lika, Roland Luçi dhe Edi Martini (i shkarkuar pas përfundimit të sezonit).
Vllaznia humbi në finalen e Kupës së Shqipërisë me Besën (2-1), duke humbur mundësinë për të kapur një vend në Ligën e Europës.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili