Duro, pranë Olimpiakos Volos

Mesfushori polivalent i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, mund të luajë sezonin e ardhshëm për Olimpiakos Volos, skuadrën greke të porsa ngjitur në Super League.
Lajmin e dha gazeta sportive “Panorama Sport”.
Menaxheri i klubit grek, Taqis Janopulos, i shoqëruar nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha (73 ndeshje) ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore ndërkombëtare, Shqipëri-Andorra (2-0).
Sipas www.albania-sport.com, Klodian Duro, 32 vjeç, luajti sezonin e kaluar për Apollon Limasol, por klubi qipriot nuk e ka më në planet e tij.
Pak ditë më parë u tha se Elbasani i Kategorise Superiore kaa gati një ofertë të bujshme, në zarfin e së cilës ndodhen jo pak, por 100 mijë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares.
Duro njihet për eksperiencën e klasin e tij, dhe në Shqipëri, përveç Elbasanit (skuadrën e parë të tij), Vllaznisë e Tiranës ka luajtur edhe për pak kohë me Partizanin, ashtu sikundër ka luajtur në Turqi (me disa ekipe), Gjermani dhe Qipro.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili