E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa konfirmon lojtarët kavajas

Besa dhe presidenti Nexhat Bizhdili konfirmuan vazhdimësinë e lojtarëve kavajas të skuadrës verdhezi: Meglid Mihani, Sokol Cikalleshi, Erand Hoxha, Ariel Shtini dhe Saimir Celhaka.

Zyrtarisht, blerja e parë gjatë merkatos verore është mbrojtësi i Metalurgut të Shkupit, Dimitrija Lazarevski.

Sipas www.albania-sport.com, fituesja e Kupës së Shqipërisë është shumë pranë firmosjes me mbrojtësin kroat Matko Djarmati.

Ende nuk ka ndonjë firmë të sulmuesit të Gramozit, brazilianit Markos Dos Santos.

Besa pret të rikthejë dhe lojtarët e huazuar sezonin e kaluar te skuadrat e tjera: Taulant Guma, Gëzi, Krasniqi, Bruno Okshtuni dhe Daniel Roshi.

Nga ekipi kavajas është larguar Vioresin Sinani, ndërkohë që dhe Daniel Xhafaj ka oferta nga Kina dhe Katari.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›