E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia-Teuta 0-1, kryesim durrsak

/* */

Falë një penalltie të realizuar nga kapiteni Arjan Sheta (21’), në fitoren 1-0 kundër Apolonisë në “Loni Papuçiu” të Fierit, Teuta (12) mori e vetme kryesimin e Kategorisë Superiore, me 2 pikë më shumë se Tirana (10), pas ndeshjeve të javës së 5-të.

Për “djemtë e detit”, të drejtuar nga Hasan Lika, kjo ishte fitorja e dytë në transfertë dhe e katërta në pesë javët e para, dhe çuditërisht të fituara të gjitha me rezultatin 1-0: me Tiranën (java 1), Flamurtarin (java 2), Bylisin (java 3) dhe tani me Apoloninë (java 5).

Humbjen e vetme të pësuar, Teutës ja ka shkaktuar Vllaznia, në atë fitore 3-1 në “Loro Boriçi”.

Në javën e 6-të, Teuta pret kampionët në fuqi, Skënderbeun, në një ndeshje shumë të rëndësishme, si për ecurinë e saj, ashtu dhe për korçarët e vendit të 10-të.

Apolonia udhëton në Krujë, kundër një Kastrioti që fitoi në transfertën e vështirë të Bylisit.  

KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të

Të premten, 14 tetor

Tomori-Laçi        0-1
Shënues: Trajkoviç 34’ (p)

Bylis-Kastrioti        0-1
Shënues: Plaku 9’

Të shtunën, 15 tetor

Flamurtari-Pogradeci  2-0
Shënues: Hysa 56′, 92′

Vllaznia-Tirana 2-2
Shënues: Sukaj 51′, Petroviç 60′/ Morina 76′, Duro 79′

Skënderbeu-Kamza        0-0

Të dielën, 16 tetor

Dinamo-Shkumbini     0-0

Apolonia-Teuta       0-1
Shënues: Sheta 21’ (p)

RENDITJA

V     Ekipi            N     P
1     Teuta          5     12
2     Tirana         5     10
3     Kastrioti         5     9
4     Flamurtari     5     9
5     Laçi             5    8
6     Bylis         5     7
7     Vllaznia        5     7
8     Shkumbini         5     7
9     Apolonia          5     7
10     Skënderbeu        5     6
11     Pogradeci         5     6
12     Kamza         5     4
13     Tomori     5     4
14     Dinamo     5     -1

* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA për mospagimi e lojtarit kroat Dario Bodrusiç

Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)

3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Bala (Tirana); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia), Hysa (Flamurtari)

2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)

1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari); Mici (Kamza), Pema (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Çota (Teuta), Sheta (Teuta, 1p); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›