Dinamo-Shkumbini 0-0, lojë femijesh

/* */
Dinamo dhe Shkumbini ndanë nga një pikë në barazimin pa gola midis tyre në “Selman Stërmasi”, në një ndeshjet më të dobëta gjatë pesë javëve të Kategorisë Superiore.
Më shumë bukuri kishin banderolat e shpalosura nga tifozi historik i Dinamos, Met Nallbani, të tilla si “S.K.Dinamo, internacionalizëm”, apo atyre të Shkumbinit, “Elvis Kotorri, akrobati”, si dhe një seri flamujsh të kuq me theks nacionalist, me mbishkrimet si “Janina”, “Mitrovica”, “Tivari”, “Shkupi”, sesa loja që ofruan dy skuadrat për më pak se 600 shikuesit.
Vetëm një ngacmim nga ana e mesfushorit të Dinamos, Eni Imami, në pjesën e dytë të ndeshjes, ishte shumë pak për të besuar se në kryeqytet po luanin dy ekipe, që bëjnë pjesë në kompeticionin elitar të futbollit shqiptar.
Dy formacionet, me shumë lojtarë të rinj, të udhëhequr në fushë nga kapitenët me përvojë, Bekim Kuli (Dinamo) dhe Roland Dervishi (Shkumbini), prodhuan shumë pak lojë dhe grintë gjatë 90 minutave shumë të mërzitshme, aq sa e vetmja shfaqje ndodhi në tribuna, në minutën e 74-t, ku pati ndonjë replikë të tejkaluar midis tifozerive respektive.
“Gol, Dinamo, gol”, ishte një nga banderolat e tifozëve të 18 herë kampionëve, por me një sulm blu që ka shënuar vetëm 1 gol në pesë ndeshje, ajo ishte një thirrje drejtuar një skuadre që i përket së kaluarës.
Peqinasit, të mbëritur në kryeqytet pas fitores fantastike 6-2 ndaj Tomorit, morrën një pikë të vlefshme ndaj një rivali direkt në kampionat, dhe tani presin më të qetë ndeshjen e ardhshme në Pogradec.
Kështu, pas pesë javëve të para, Dinamo është skuadra e vetme e Superligës që nuk e njeh fitoren: 2 barazim dhe 3 humbje.
Dinamovitët e shohin veten sërish në “frigorier”, pra në -1 pikë, kjo pasi i janë hequr 3 pikë nga FIFA, për mospagimin e lojtarit kroat Dario Bodrusiç.
Në javën e ardhshme, Dinamo do të luajë në fushën e vështirë të Laçit, me kurbinasit që fituan 1-0 kundër Tomorit.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të
Të premten, 14 tetor
Tomori-Laçi 0-1
Shënues: Trajkoviç 34’ (p)
Bylis-Kastrioti 0-1
Shënues: Plaku 9’
Të shtunën, 15 tetor
Flamurtari-Pogradeci 2-0
Shënues: Hysa 56′, 92′
Vllaznia-Tirana 2-2
Shënues: Sukaj 51′, Petroviç 60′/ Morina 76′, Duro 79′
Skënderbeu-Kamza 0-0
Të dielën, 16 tetor
Dinamo-Shkumbini 0-0
Apolonia-Teuta 0-1
Shënues: Sheta 21’ (p)
RENDITJA
V Ekipi N P
1 Teuta 5 12
2 Tirana 5 10
3 Kastrioti 5 9
4 Flamurtari 5 9
5 Laçi 5 8
6 Bylis 5 7
7 Vllaznia 5 7
8 Shkumbini 5 7
9 Apolonia 5 7
10 Skënderbeu 5 6
11 Pogradeci 5 6
12 Kamza 5 4
13 Tomori 5 4
14 Dinamo 5 -1
* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA për mospagimi e lojtarit kroat Dario Bodrusiç
Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)
3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Bala (Tirana); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia), Hysa (Flamurtari)
2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)
1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari); Mici (Kamza), Pema (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Çota (Teuta), Sheta (Teuta, 1p); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)
Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)