Java e udhëtuesve, çmendet futbolli!

/* */
Java e 5-të e Kategorisë Superiore do të mbahet mend si “java e udhëtuesve”.
Pasi rrallë, shumë rrallë ka ndodhur që vetëm një ekip vendas të dalë me fitore nga shtatë përballjet e kësaj fundjave.
Pikërisht, Flamurari-Pogradeci: 2-0, me dy gola të sulmuesit të talentuar Vilfor Hysa.
Tri fitore të ekipeve udhëtuese, të tria 1-0, si dhe tre barazime, flasin për një kampionat të shumë të ekuilibruar, ku mesa duket rëndësia e faktorit “fusha ime”, ka rënë dukshëm.
Kështu, Laçi fitoi me Tomorin (në Lushnjë), Kastrioti fitoi me Bylisin në Ballsh dhe Teuta me Apoloninë në Fier.
Nga ana tjetër, merita më e madhe i takon ndoshta Kamzës, që barazoi pa gola në Korçë, pikërisht në debutimin e trajnerit çek, Stanislav Levi.
Shkumbini barazoi me Dinamon në Tiranë, ndërsa Tirana dhuroi spektakël në “Loro Boriçi” duke barazuar 2-2 me shkodranët.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të
FITORE E VENDASVE
Flamurtari-Pogradeci 2-0
FITORE TE MIQVE
Tomori-Laçi 0-1
Bylis-Kastrioti 0-1
Apolonia-Teuta 0-1
BARAZIME
Vllaznia-Tirana 2-2
Skënderbeu-Kamza 0-0
Dinamo-Shkumbini 0-0