E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dehet ne alkool, i shkaterron makinen

Korce- Dehet ne alkool dhe i shkaterron makinen fqinjit. Ngjarja ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme ne lagjen nr. 9 te Korces. Policia vendore procedoi penalisht ne gjendje te lire te dyshuarin Spartak Cardhaku, 21 vjec, i denuar me pare per vjedhje. Denoncimi eshte bere nga pronari i makines Tonea M., i cili ka deshmuar se ne gjendje te dehur Cardhaku i ka thyer xhamin e perparme te automjetit tip "Wolksvagen Corado", me targe GRLB198, te cilen e kishte parkuar perpara shtepise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›