Apolonia fiton paster me 10 lojtare
Apolonia shenon nje episod te cuditshem ne "Loni Papuciu" te Fierit. Ekipi vendas fitoi ndaj miqve te Lacit me rezultatin 2-0, pas nje dopiete te serbit Berkic. Por para se te arrinte kete fitore te rendesishme, e cila e ngjiti Apolonine ne vend te trete, vendasit e drejtuar nga Hasan Lika duhen vecuar se zhvilluan nje nga ndeshjet me heroike te ketij sezoni. Apolonia mbeti me 10 lojtare per 80 minuta, pas daljes me karton te kuq te Kelmendit dhe arriti te fitoje edhe pse Laci kishte superioritetin numerik.