E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa pret Tiranen, ne diskutim vendi i dyte

Besa do te prese Tiranen, kampione ne fuqi, ne ndeshjen e sotme e cila pritet te percaktoje ekipin qe do te garoje per vend te dyte, ne vijim te gares se Superiores. Bardheblute, nen drejtimin e trajnerit Alban Tafaj, jane shprehur optimiste per te arritur nje rezultat pozitiv pas dy barazimeve zhgenjyese ne ndeshjet e fundit. Para se te mbyllet pjesa e pare e gares se ketij sezoni, Tirana ndodhet ne pozita jo edhe aq te favorshme. Me fitoren e djeshme te Dinamos, Tirana ndodhet 19 pike larg vendit te pare dhe matematikisht shpreson te mbroje kuroren, ne fund te edicionit. Fitorja e sotme ne Kavaje do t'i ngjise bardheblute afer vendit te dyte, nje pike larg Beses se Kavajes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›