E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djaloshi brazilian parashikohet të luajë

Portieri Ben Foster do të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampioneve për Mançester Junaitid kundër Sëlltikut, pasi klubi vendosi të lërë pushim zgjedhjen e parë Edvin van der Sarin. Junaitid pohoi në uebsajtin e tij se holandezi Va nder Sar nuk do të udhëtojë drejt Skocisë. Kampionët e Europës do të jenë edhe pa mbrojtësit Ues Broun e Geri Nevil si dhe të dëmtuarit prej një kohe të gjatë, Pol Skolls e Ouen Hargrivs.

Djaloshi brazilian parashikohet të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të lojtarit me eksperiencë, Nevil. Paraqitja e vetme e Fosterit me Junaitid është ajo kundër Derbi Kountit në Premier Ligën angleze.

Fitorja për Junaitid në grupin E do të sigurojë një vend për në 16 më të mirat e Europës, ndërsa humbja për Sëlltik do të thotë lamtumirë nëse Vilareali kryesues nuk do të humbasë me Alborgun.

E Marte, 30 Nentor 1999  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›