E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin helikopteri turk per zjarret

Mbërrin helikopteri turk i cili do të ndihmojë emergjencat civile shqiptare për shuarjen e vatrave të zjarreve në vendin tonë. Në pamundësi të ndërhyrjes tokësore të forcave zjarrfikëse për lokalizimin e zjarreve në male ministria e mbrojtjes I ka kërkuar homologëve turq ndihmë për të ndërhyrë nga ajri.

Helikopteri i mbërritur është i kapacitetit të mesëm dhe sipas majorit të komandës së forcave ajrore Arben Ukperaj mund të mbajë deri në 4 ton ujë.

Në vendin tonë ka patur disa vatra zjarri të aktivizuara në lartësi të mëdha në male ku ndërhyrja tokësore ka qenë e pamundur. Megjithatë nga strukturat shtetërore situata nuk konsiderohet emergjente dhe po punohet intensivisht për mbajtjen nën kontroll dhe shuarjen e vatrave aktive. Deri tani shkak i zjarreve kanë qenë barinjtë dhe fshatarët për të hapur kullota të reja, për të cilët ka filluar edhe ndjekja penale e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›