Apple, një hibrid Mac-iPad?
Të vjen natyrshëm ta quash Macpad, dhe nëse kompjuteri për të cilin Apple ka kërkuar patentimin do të realizohej, ndoshta ky do të ishte një ndër emrat e mundshëm. Ndërmarrja e “mollës” ka në dorë projekte të ndryshëm, pajisje të reja, skeda sim virtuale, display me rezolucion më të lartë, smart TV etj. Midis atyre të lëna nga Steve Jobs dhe ideve të tjera më pak gjeniale por më të dobishme, Apple mund të prezantojë dhe këtë hibrid Mac-tablet me tastierë të çmontueshme, brenda pak vjetësh.
Konvergjenca e platformave OSX dhe iOs është duke ndodhur tashmë, me ngjashmëri në ndërfaqe dhe thjeshtim të ndarjes të të dhënave midis aplikimeve, por një makinë mes dy botëve ende mungon, edhe pse Apple prej kohësh patenton hipoteza hardware-ësh që shkojnë në këtë drejtim.
Macpad. Ndoshta tregu është gati tashmë për një pajisje të këtij lloji. Hibridi pc-tablet dhe pc me touchscreen janë në treg prej kohësh, por pa ndonjë sukses të veçantë në shitje. Me një tastierë bluetooth edhe një iPad mund të shndërrohet në diçka të ngjashme. Por ajo që kërkon Apple kësaj radhe është diçka që të bashkojë të dy ambientet operativë në një zgjidhje të vetme, e mbi të gjitha, me transformimin e hardware-it në duart e përdoruesve, një objekt që të mund të përdoret në kontekste të ndryshëm, pikërisht siç janë të ndryshme mënyrat e përdorimit të një kompjuteri dhe të një tablet-i.
Projekte të tjerë. Brezi i ardhshëm i pajisjeve mobile Apple do të sjellë risi që tashmë janë të sigurta, dhe disa do të influencojnë dhe në estetikë: iPad-i i ardhshëm do të jetë i pajisur me një display me rezolucion më të lartë se ai aktuali, një karakteristikë që imponon përmbajtjen e më shumë përbërësve të brendshëm. Kështu që këtë do ta pasqyrojë spesori i tablet-it, me një rritje prej 0,7 mm, pak por e perceptueshme. Edhe iPhone 5 do të duhet të jetë më “i trashë” për shkak të lidhjes 4G, dhe për të mos i lënë përdoruesit pa energji në pak kohë, duket se projektet e Apple shkojnë drejt një smartphone më të trashë, dhe jo pak.
Gjithnjë për brezat e ardhshëm të mobile, Apple parashikon futjen e një karte sim virtuale, me anë të së cilës të mund të ndërrohet operatori direkt nga sistemi operativ, pa pasur nevojë ndërrimin fizik të kartës. Është depozituar dhe një patentë për një ushqyes baterie në gjendje të ushqejë në të njëjtën kohë një Mac dhe pajisje të tjera mobile. Ideja është të bëhet e mundur që të merret në udhëtim sa më pak peshë të jetë e mundur.
(a.s/BalkanWeb)