Zvicër, sherr për kalendarin e Botërorit, ndërhyn FIFA
TIRANE-Duhet të ishte thjesht një kalendar për ndeshjet, por në të vërtetë është kthyer në një maratonë polemikash mes përfaqësueseve të 6 federatave. Përcaktimi i radhës së ndeshjeve në grupin E të Botërorit 2014, nuk ka shkuar ashtu siç priste Federata Shqiptare e Futbollit. Në Zyrih, përfaqësuesit e Norvegjisë, Zvicrës, Sllovenisë, Shqipërisë, Qipros dhe Islandës, u takuan për të përcaktuar kalendarin, por pas dy orësh, mes tyre nuk është arritur asnjë akord. Palët kanë qenë shumë larg njëra-tjetrës dhe në fund është vendosur gjithçka me short, pas ndërhyrjes së FIFA-s. Sherret e plasura në këtë mbledhje janë pasqyruar edhe në mediat zviceriane, ndonëse bëhej fjalë vetëm për përcaktimin e radhës së ndeshjeve. Shqipëria kishte shkuar në Zvicër me synimin që të kërkonte ndeshjet e forta që në fillim dhe sa më shumë ndeshje teke, por një plan i tillë dështoi, pasi zëri i kreut të FSHF-së Armand Duka nuk u mor fare parasysh. Kësisoj, Shqipëria do ta nisë nga ndeshja në shtëpi me Qipron dhe më pas do të udhëtojë drejt Zvicrës. Ndeshjet dyshe janë evituar vetëm në dy raste, por kjo ka ndodhur për të gjitha skuadrat e tjera të grupit, për shkak të teprisë së datave.
Shorti
Pas përfundimit të debateve, kalendari më pas është përcaktuar me short. Për Shqipërinë ishte ish-futbollisti Alban Bushi ai që tërhoqi goglat, duke përcaktuar një kalendar deri diku të pranueshëm. Shqipëria e nis me Qipron në Tiranë, më pas luan me Zvicrën në transfertë, para se të zhvillojë dy ndeshje në fushën e saj, me Islandën e Slloveninë. Ndërkohë, ndeshjet me Norvegjinë, skuadrën kokë grupi, do të zhvillohen njëra pas tjetrës, më 22 mars 2013 dhe 8 qershor 2013. Më pas, kalendari është i njëjtë, por në invers, duke luajtur me Slloveninë e Islandën në transfertë, më pas me Zvicrën në shtëpi dhe në fund me Qipron në Nikozia. Grupi E është një nga më të ekuilibruarit në eliminatoret e Botërorit 2014, pasi bëhet fjalë për të paktën 3 ekipe që nuk kanë shumë diferenca mes tyre.
SHQIPERIA
07.09.2012 Shqipëri-Qipro
11.09.2012 Zvicër-Shqipëri
12.10.2012 Shqipëri-Islandë
16.10.2012 Shqipëri-Slloveni
22/23.03.2013 Norvegji-Shqipëri
07/08.06.2013 Shqipëri-Norvegji
06.09.2013 Slloveni-Shqipëri
10.09.2013 Islandë-Shqipëri
11.10.2013 Shqipëri-Zvicër
15.10/2013 Qipro-Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)