E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, Pep mbyll polemikat

TIRANE-Nëse shoh Ibrën, do ta përshëndes. Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, kërkon t’u japë fund polemikave me sulmuesin suedez, pas autobiografisë së publikuar nga ky i fundit. Në prag të ndeshjes në “San Siro”, vëmendja e të gjithëve është përqendruar te takimi mes Ibrahimoviç e Guardiolës, që kanë qenë në qendër të vëmendjes si rrjedhojë e rrëfimit të sulmuesit të Milanit, për problemet që kishte kaluar me teknikun katalanas. “Unë, nëse e shoh në fushë, do ta përshëndes me siguri, sepse na ndihmoi shumë sezonin që ishte me ne, - tha Guardiola. – Karriera e tij është e shkëlqyer dhe nuk e ndryshon fakti që ka thënë gjëra jo të mira për mua”, shtoi ai. Ndërkohë, në lidhje me sfidën, ai është shprehur se në “San Siro” nuk është e lehtë të fitosh. “Që të fitosh këtu, duhet të bësh një ndeshje perfekte. Milani është “vrasës” në kundërsulm, sidomos nëse është Pato. Gjithsesi, do të luajmë për fitore”, deklaroi tekniku spanjoll.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›