Familjarët e gjyqtarit Konomi: Hetimet, mungesë transparence
TIRANE - Familjarët e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, përmes një letre të hapur, i bëjnë apel medias shqiptare të sensibilizojë opinionin publik dhe vullnetin qeveritar për zbardhjen e të vërtetës së krimit.
“Kërkesa jonë për median, si një nga mundësite e vetme për të sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, është të hetoni mbi këtë çeshtje dhe të ushtroni të gjithë presionin e mundshëm që ngjarje të tilla si hedhja në erë apo djegia e gjallë e zyrtarëve publike të mos mbetet pa autorësi dhe pa të ndëshkuar, në mënyrë që në këtë vend të mos fuqizohet pushteti i mafias, por të rivendoset drejtësia” -shkruhet në letrën e familjarëve të Konomit.
Familjarët e gjyqtarit bëjnë të ditur se “dy muaj nga vrasja e Skerdilajdit, një funksionar i lartë i shtetit shqiptar, e megjithatë familjes nuk i është transmetuar asnjë rezultat shpresëdhënës. Jemi të ndërgjegjshëm që hetimet kanë kohën e tyre, por megjithatë pas çdo ditë që kalon na duket sikur largohemi nga e vërteta”.
“Kjo ide përforcohet edhe më shumë ndërsa përballemi me vështirësi të shumëllojshme dhe të panatyrshme në përpjekjet tona për të hipotekuar pronat që na përkasin me ligj, procedura të cilat zvarriten deri në pikën e skadencës së çdo afati ligjor. Si është e mundur që në Shqipëri nuk zbatohet as vendimi i Gjykatës së Lartë? Nuk e kuptojmë pse-në? Kush fshihet pas kësaj? Pse shteti vetë na nxjerr pengesa? Nuk e kuptojmë pse Drejtoria Rajonale e Hipotekave në Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave nuk duan të firmosin dokumentat të cilat janë të rregullta ligjërisht dhe të njohura edhe nga Gjykata e Lartë. A nuk është ky një shembull i pashoq i abuzimit me pushtetin, në një kohë që dokumentet e palës kundërshtuese rezultuan se ishin totalisht të falsifikuara, ndonëse të regjistruara edhe në institucione si Arkiva e Shtetit? Avokatura e shtetit dhe gjykatat vazhdojnë gjyqe mbi këto dokumente false të palës kundërshtare, ndërsa përpjekjet tona për hipotekim kanë dështuar dy herë deri tani.Të thyer nga dhimbja e humbjes së njeriut tonë të dashur, por edhe të indinjuar nga mungesa e seriozitetit dhe transparencës së organeve kompetente, Familja Konomi e ka çdo ditë e më të vështirë të besojë që jetojmë në një vend ku mbretëron e vërteta dhe ligji e jo mashtrimi dhe mafia. Cdo ditë e më pak e ndjejmë mbështetjen ligjore që i takon çdo individi në mënyrë të barabartë.”- përfundon letra e familjarëve të Konomit.
Gjykatësi Skerdilajd Konomi u ekzekutua mëngjesin e 9 shtatorit 2011, teksa po udhëtonte me makinën e familjes, pasi një sasi e madhe tritoli shpërtheu duke i marrë jetën. Ai njihej nga të gjithë si gjykatësi i cështjeve civile me reputacion të mirë, i ndershëm e familjar i rregullt, baba i dy fëmijëve. Pas vrasjes, Prokuroria ngriti disa pista hetimi ku më kryesorja ishte ajo e pronave.
(er.nu/BalkanWeb)