E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Apple” nxjerr në shitje iPhone-n e ri



Shitja globale e modelit të ri të telefonit iPhone 3G, të prodhuar nga kompania amerikane Apple ka filluar këto ditë në kontinentin aziatik me një shpejtësi marramendëse. iPhone i ri i shumë kërkuar nga entuziastë të teknologjisë moderne ka të instaluar sistemin 3G ose thënë ndryshe përdor sistemin e gjeneratës së tretë të celularëve. Australia, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Japonia janë vendet e para të zgjedhura për lançimin e modelit të ri të iPhone. Pas Azisë në rend do jenë 22 shtete të Europës derisa shitja e modelit të ti të iPhone në Amerikën Veriore ka filuar dje në orët e para të mëgjesit. Duhet theksuar se mundësitë operative të iPhone-it në Japoni konsiderohen më pak revolucionare ku njerëzit tashmë janë mësuar me aparate të teknologjisë së lartë për të kontrolluar e-mailin për të shkarkuar ndonjë video ose për të kërkuar restorante të reja.
Në Hong Kong kërkesa për modelin e ri iPhone 3G ka qenë aq e madhe saqë 1,500 telefonat e parë janë shitur përmes një lotarie të organizuar online.

12 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›