Nokia me diamant dhe argjend kushton 12.6 mijë euro
Secili nga ne ka provuar të ketë një telefon celular të markës Nokia dhe kjo nuk është aspak e çuditshme. Por kush nga ne ka provuar llojin ri N95? Për të pasur këtë lloj celulari nuk mjafon vetëm dëshira për telefon funksional dhe të sofistikuar por edhe 12.6 mijë euro çka nënkupton një shifër 25 herë më të lartë se çmimi standard. E veçanta e këtij telefoni janë diamantët natyralë të vendosur me finesë 4.42 karat, materiali prej argjendi, kualiteti VS1, ngjyra G-H.
Nokia N96, i ngjashwm me modelinN95
Ata që pëlqejnë këtë model por nuk dëshirojnë të harxhojnë mijëra euro për të, mund të blejnë versionin N96 në të cilin janë ndërthurur bukur stili i veçantë, muzika dhe teknologjia. Nokia N96 është i përbërë nga një shtresë e shndritshme që të jep idenë e argjendit me përmasa 103 x 55 X 18 mm dhe peshon vetëm 125 gram. Telefoni është në gjendje të mbajë të gjitha llojet e ringtoneve si ato polifonikë,
modernë dhe MP3. Nokia N96 është i përbërë nga një kamer me cilësi shumë të lartë dhe varietete mesazhesh si SMS, MMS, EMS, e-mail etj. Të gjithë të apasionuarit e lojrave kanë mundësinë të transferojnë lojrat e preferuara nga interneti për një kohë shumë të shkurtër. Ky lloj telefoni është pagëzuar me emrin “babai i celularëve”. Një tjetër lloj telefoni i prezantuar nga Nokia është edhe modeli “Nokia N95 Sport Red” dhe “N95 Sport GPS”. Në modelin e parë janë kombinuar teknologjia e lartë dhe stili perfekt. E veçanta e tij është inovacioni i opsioneve të figurës dhe aksesi me shpejtësi të lartë në internet. Kombinimi i mikro USB-së dhe kartave të memories janë një tjetër veçori e “Nokia N95 Sport Red”. Ndërkohë “N95 Sport GPS” u lejon përdoruesve të tij të përcaktojnë vendndodhjen aktuale.
Supernova, dekor mode
Disa ditë më parë Nokia ka prezantuar katër celularë të emërtuar “Supernova” dhe kjo për shkak të ngjyrave të gjalla dhe dizainit modern. Seria “Supernova” është menduar më shumë si dekor mode sesa si një pajisje të avancuar të telekomunikacionit. Njëri nga llojet modernë është 7210 i cili në shtëpizën e tij me ngjyra të gjalla ofron komunikim GSM në tri frekuenca (900/1.800/1.900), kamer me rezolucion dy megapiksel dhe radio FM. Celulari do të jetë në shitje në tremujorin e tretë të vitit 2008 me çmim prej 120 eurosh. Modeli tjetër 7310, është shumë i ngjashëm me paraardhësin e tij. Dallimi i vetëm është sistemi televiziv me anë të së cilit mund të shfaqen fotografitë dhe videoklipet e shkurtra edhe në televizor. Çmimi i këtij modeli do të jetë 155 euro. Nokia 7510 është model me kapak dhe tani për tani është i vetmi i këtij lloji në serinë Supernova. Kjo njëkohësisht edhe gjëja e vetme që e dallon nga modeli 7310 me të cilin ndan absolutisht të gjitha specifikat. Edhe ky telefon pritet të dalë në shitje për disa muaj me çmim 180 euro. I fundit është modeli
7610 i cili është cilësuar si telefon rrëshkitës dhe pritet të dalë në treg fund në tremujorin e tretë të këtij viti me çmim 225 euro.
“Hasselblad” nxjerr në treg aparatin fotografik me 50 megapiksel
Prodhuesi i njohur suedez i aparatëve fotografikë “Hasselblad”, jo shumë i njohur për tregun shqiptar kohët e fundit ka dalë me modelin e ri H3DII-50, rezolucioni i të cilët është plot 50 megapiksel çka do të thotë cilsëi tepër e lartë ofruar për klintët e tij. Megjithatë numri i aparateve të ofruara nga kompania është i kufizuar për shkak të çmimit të tyre të lartë dhe kualitetit të mirë, krahasuar me prodhimet e tjera. Një vit pas prezantimit të modelit H3DII-39 me rezolucion 39 megapiksel, prezantohet një tjetër risi. “Hasselblad H3DII-50” ka çip drite Kodak, i cili fizikisht është dy herë më i madh se sa ai i aparatëve fotografikë digjital SLR. Madhësia e çipit garanton edhe kualitetin e lartë të fotografive. Çmimi i aparatit ende nuk është publikuar, por do të jetë sigurisht po aq impresiv sa edhe mundësitë e tij. Modeli i vjetër H3DII-39 tashmë kushton 37.000 dollarë, ndërsa i riu do të duhej të kushtojë më shumë se kjo shifër. Klientët që tashmë kanë në duart e tyre modelin H3DII-39 u jepet mundësia që këtë aparat ta shkëmbejnë me modelin e ri H3DII-50 dhe me një pagesë shtesë.
12 Korrik 2008