Izraeli: Iranit i duhen tre vjet për bombën atomike

Një ministër izraelit ka thënë se programi bërthamor i Iranit është ballafaquar me “një numër sfidash dhe vështirësish teknologjike” dhe se do t`i duhen edhe tri vjet për ta krijuar bombën atomike.
Ministri izraelit për Çështje Strategjike Moshe Jalon bëri këto komente, një muaj pasi Irani tha se centrifugat e përdorura për pasurimin e uraniumit ishin sabotuar.
Perëndimi i frikësohet qëllimeve të Iranit për ndërtimin e armëve bërthamore. Por, Irani thotë se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore.