Arabi, një grua përfundon në gijotinë për shtrigëri
Një grua në Arabinë Saudite është sot dërguar në gijotinë për shtrigëri. Amina Bent Abdellhalim Nassar-it i është prerë koka në provincën Jawf, në veri të vendit. Ushtrimi i magjisë është një praktikë që ndalohet në mënyrë kategorike nga islami.
Vdekja e Aminës e çon në të paktën 73 numrin e të ekzekutuarve në Arabinë Saudite që nga fillimi i vitit. Sipas Amnesty International, 140 veta kanë qenë në pritje të ekzekutimit në këtë vend.