E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet i djegur një 45-vjeçar

Një 45- vjeçar është gjendur i djegur ditën e sotme në banesën e tij në Sarandë. Mësohet se kanë qenë fqinjët e tij të cilët kanë ndjerë erën e djegur dhe tymin që vinte prej banesës dhe kanë lajëmruar menjëherë zjarrfikëset, por pa rezultat.

Viktima e indetifikuar është Jorgji Dalla,  i cili është gjendur pa jetë në banesën e tij. Sipas burimeve të policisë, shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një qiri i lënë ndezur, i cili ka shkaktuar dhe zjarrin.

Ndër të tjera, sipas uniformave blu mësohet se 45-vjeçari mund të ketë qënë në gjëndje të dehur në çastin që flakët kanë përpirë shtëpinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›