F1 rikthehet Raikkonen

Kimi Raikkonen rikthehet pas 2 vjetësh në Formula 1.
Skuadra e Lotus Renault ka konfirmuar marrëveshjen deri në vitin 2013 me finlandezin 32-vjeçar, i cili la pistat në vitin 2009 pas përfundimit të kontratës me Ferrarin.
“Ishte e lehtë të pranoja këtë kontratë. Më pëlqen projekti i skuadrës dhe unë do të bëj maksimumin tim në pistat e Formula 1”, ka thënë Raikkonen, i cili zëvendëson polakun Robert Kubica, të cilit mesa duket do t’i duhet kohë që t’i rikthehet garave pas aksidentit që pësoi në mes të këtij sezoni.
Debutimi i Raikkonen në Formula 1 ishte në vitin 2001 me Sauber, për të kaluar më pas tek McLaren dhe Ferrari ku me këtë të fundit fitoi titullin kampion bote në 2007.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, paqe Hamilton-Massa
Lewis Hamilton dhe Felipe Massa kanë bërë paqe pas përfundimit të garës së fundit të botërorit të Formulës 1, të dielën në Brazil. F1, Veber triumfon në Brazil
Mark Veber fiton garën në Cmimin e Madh të Brazilit. Ai është ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Sebastian Fetel që është edhe Kampioni i Botës për këtë sezon. Pas tyre është renditur britaniku, Xhenson Buton dhe spanjolli Fernando Alonso. F1, Montezemolo: Alonso, më i miri në botë
Botërori i Formulës 1 është në prag të përfundimit dhe tek Ferrari po shtohen zërat për një zëvendësues të mundshëm të pilotit Felipe Massa, duke marrë parasysh paraqitjet e tij të dobëta gjatë këtij sezoni. F1, Kubica nuk kthehet në 2012
Robert Kubica nuk do të jetë i pranishëm në radhën e nisjes në garën e parë të sezonit 2012 të Formulës 1. Buemi dhe Schumacher, pilotët që parakalojnë më shumë
Sipas një raporti të publikuar nga skuderia Mercedes, zvicerani Sebastian Buemi (Toro Rosso) dhe Michael Schumacher (Mercedes GP) kryesojnë renditjen e pilotëve që kanë parakaluar më shumë gjatë këtij sezoni të Formulës 1.
Lajmet kryesore
Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin