E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja Beckham ne dileme


Kontrata aktuale që lidh mesfushorin David Beckham, me Los Angeles Galaxy do të përfundojë zyrtarisht në 31 dhjetor dhe joshja e vazhdueshme që po i bëhet  fubollistit anglez, e ka vendosur në dilemë.

Vetë protagonisti ka pranuar kërkesat e shumta për t’u rikthyer në Europë, por ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të ndryshojë sërish kontinent.

"Aktualisht jam një lojtar  i Galaxy. Kam kaluar 5 vjet të mrekullueshëm që i kurorëzova me titullin këtë sezon, por tani kam përpara një vendim shumë të madh për të marrë. Do të shijojmë turin që kemi nisur me skuadrën dhe më pas do të bëj publik ekipin tim të ri”, tha 36-vjecari Beckham.

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, ishte prezent në Xhakarta, mes futbollistëve të tjerë të Los Angeles Galaxy për një turne simbolik që do të zhvillohet në Indonezi. Ky vend është ndalesa e parë e skuadrës amerikane, pasi 3 ditë më pas Galaxy do luajë me kombëtaren filipinase dhe më pas do zbarkojnë në Australi.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Barca inferiore ndaj Realit
Barcelona rrezikon më shumë se kurrë këtë sezon të distancohet nga lufta për titullin në kampionatin spanjoll të futbollit. Katalanasit që kanë dominuar në La liga dhe në Champions vitet e fundit, tashmë janë në vendin e dytë dhe kuotat e basteve kanë vendosur Realin si fituesin potencial, duke spostuar Barcelonën. Trapattoni zgjat kontratën me Irlandën
Giovanni Trapattoni ka zgjatur kontratën e tij si trajner i kombëtares irlandeze të futbollit deri në vitin 2014, me objektivin për të arritur kualifikimin në botërorin e Brazilit. Napoli, Cavani mungon ndaj Juventusit
Edison Cavani, sulmuesi kryesor i Napolit, do të mungojë në ndeshjen ndaj Juventusit. Napoli-Juventus, supersfida vendimtare
Napoli do të presë në San Paolo Juventusin kryesues mbrëmjen e së martës në ndeshjen e prapambetur të javës së 11 të Serisë A, një ndeshje kjo që përshkruhet si vendimtare nga të dyja kampet. Trofeu ‘Pavarësia’, titulli shkon në Kosovë
Hysi është fituesi i trofeut ‘Pavarësia’. Skuadra kosovare ka arritur të fitojë me 11-metërsha 3-0 finalen me Shkëndijën e Tetovës, duke cuar këtë trofe për herë të parë në Kosovë.

Lajmet kryesore

Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›