Trapattoni zgjat kontraten me Irlanden

Giovanni Trapattoni ka zgjatur kontratën e tij si trajner i kombëtares irlandeze të futbollit deri në vitin 2014, me objektivin për të arritur kualifikimin në botërorin e Brazilit.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Irlandeze e Futbollit (FAI).
“Është një nder i madh për mua që të përfaqësoj Irlandën dhe të vazhdoj këtë aventurë të rëndësishme në karrierën time”, theksoi trajneri italian.
72-vjeçari ka marrë detyrën e trajnerit të kombëtares irlandeze në vitin 2008 dhe ka fituar besimin e drejtuesve të federatës për zgjatjen e kontratës pasi arriti të mposhtë në play-off Estoninë me rezultatin e përgjithshëm 5-1 duke kualifikuar skuadrën e tij për në kampionatin europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Nuk është bërë e ditur zyrtarisht paga e trajnerit veteran, por mediat publikojnë se Trapattoni ka pranuar ta ulë nga 1.8 në 1.5 milionë euro.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli E ardhmja, Beckham në dilemë
Kontrata aktuale që lidh mesfushorin David Beckham, me Los Angeles Galaxy do të përfundojë zyrtarisht në 31 dhjetor dhe joshja e vazhdueshme që po i bëhet fubollistit anglez, e ka vendosur në dilemë. Barca inferiore ndaj Realit
Barcelona rrezikon më shumë se kurrë këtë sezon të distancohet nga lufta për titullin në kampionatin spanjoll të futbollit. Katalanasit që kanë dominuar në La liga dhe në Champions vitet e fundit, tashmë janë në vendin e dytë dhe kuotat e basteve kanë vendosur Realin si fituesin potencial, duke spostuar Barcelonën. Napoli, Cavani mungon ndaj Juventusit
Edison Cavani, sulmuesi kryesor i Napolit, do të mungojë në ndeshjen ndaj Juventusit. Napoli-Juventus, supersfida vendimtare
Napoli do të presë në San Paolo Juventusin kryesues mbrëmjen e së martës në ndeshjen e prapambetur të javës së 11 të Serisë A, një ndeshje kjo që përshkruhet si vendimtare nga të dyja kampet. Trofeu ‘Pavarësia’, titulli shkon në Kosovë
Hysi është fituesi i trofeut ‘Pavarësia’. Skuadra kosovare ka arritur të fitojë me 11-metërsha 3-0 finalen me Shkëndijën e Tetovës, duke cuar këtë trofe për herë të parë në Kosovë.
Lajmet kryesore
Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin