Ndryshimi i programeve kurrikulat si ato europiane

Programet mësimore për arsimin bazë do të ndryshojnë. Propozimet e deritanishme për një reformim të kurrikulës, janë për një nivel më të ulët të ngarkesës mësimore. Kështu shprehen për Albanian Screen autoritetet e arsimit të cilët thonë se faza e parë e diskutimit me aktorët e interesit ka rreth një javë që ka filluar.
“Reforma kurrikulare kur ndodh përfshin kurrikulat, programet në rradhë të parë. Pastaj shtrihet te tekstet, te zhvillimi profesional i mësuesve dhe te dokumentet mbështetëse të tyre. Patjetër që për një ngarkesë më të pakët dhe për organizim të lëndëve në mënyrë sa më të integruar që të përçojnë aftësitë e nxënësit pa e mbingarkuar atë me njohuri mekanike, por duke e bërë lëndën sa më funksionale, aftësuese për vetë nxënësin ”, tha Tidita Abdurrahmani, drejtoreshë e Institutit të Zhvillimit të Arsimit.
Modeleve që i janë referuar ekspertët e arsimit shqiptar janë modele kurrikualsh të vendeve europiane. Ndërkohë, nga propozimet e deritanishme, do të ndryshojnë vetëm programet e arsimit bazë, ndërkohë që cikli për shkollat e mesme quhet i mbyllur, pasi këtë vit krahas kurrikulave të reja ka dhe tekste të reja. Ato të klasës së 12 janë të gjitha një risi për maturantët.
Edlira Sulejmani