E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret e Maliqit te papune mungojne investimet

Nga 2300 familje të bashkisë së Maliqit 280 prej tyre jetojnë me ndihmë ekonomike.Mungesa  e vendeve të punës dhe niveli i lartë i varfërisë kanë bërë që as investitorët dhe as emigrantët që kthehen për shkak të krizës greke të mos investojnë në qytetin juglindor. Prej vitesh në qytetin e Maliqit nuk janë çelur aktivitete prodhuese që do të mund të punësonin banorët e zonës, por vetëm aktivitete të vogla shërbimi që mbyllen pas pak muajsh funksionimi.

“Sot që flasim rreth 280 familje marrin ndihmë ekonomike. Mbi 300 persona janë të paaftë. Këto familje që trajtojmë me ndihmë ekonomike marrin vetëm 82 % të fondit që u takon me ligj dhe vendim qeverie. Prandaj, duhet parë me kujdes nga qeveria qëndrore që në vende që janë problematike, ku s’kanë mundësi për punësim apo për biznese fondi i ndihmës ekonomike të jepet në përqindje më të lartë”, tha Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkisë së Maliqit.

Kriza ekonomike në qytein e Maliqit ka ardhur duke u thelluar që nga mbyllja e kombinantit të sheqerit i cili stopoi një zinxhir të tërë prodhimi  e rrjedhimisht edhe vendesh pune që nga miniera , teci dhe bujqësia e fushës së korcës që furnizonte kombinatin me panxhar.

Jorgjeta Gjançi                                                                   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›